Çfarë janë hemorroidet dhe sëmundja hemorroidale?

Hemorroidet jane formacione anatomike qe lokalizohen ne fundin e traktit digjestiv,në zonën rektoanale. Ato në përberje të tyre kanë një rrjet të dëndur arterioz dhe venoz pa përjashtuar strukturat gjëndrore, indin lidhor, indin muskular etj. Sëmundja hemorroidale përfaqëson një patologji e cila shënjën e saj kryesore ka hemorragjinë gjatë defekimit, pas defekimit por jo rrallë dhe jashtë defekimit.

Cilat janë simptomat e sëmundjes hemorroidale?

 • Hemorragji. Gjaku zakonisht është i kuq i pastër, në letrën e tualetit, pikë-pikë ose curril. Nuk është vetëm sëmundja hemorroidale shkaku për defekim me gjak të kuq të pastër. Pacienti me rektoragji duhet egzaminuar (përjashtohen patologjitë malinje, sëmundjet inflamatore, trupat e huaj etj.
 • Dalja jashtë kanalit anal e noduseve hemorroidale dhe më pas vetëkthimi në vend i tyre pas defekimit ose kthimi me ndihmën e vetëasistencës.
 • Dhimbje të forta në rastin trombozës hemorroidale.
 • Kruarja perianale.
 • Pamundësia për të mbajtur gazrat dhe fecet.
 • Ndjenjë diskomforti.

Si egzaminohet sëmundja hemorroidale?

Kjo patologji egzaminohet me ndihmën e rektoanoskopisë apo dhe të metodave te tjera diagnostike.

Sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Coloproctologjisë egzaminimi vetëm me gisht ose sic quhet “tusheja anaorektale” nuk vendos e as përjashton diagnozat e zonës anorektale. Rektoanoskopia është egzaminimi i rekomanduar.

Si trajtohet sëmundja hemorroidale?

1 - Trajtimi medikamentoz dhe dietetik

Ky trajtim rekomandohet kur simptomat e sëmundjes janë të lehta dhe kur pas egzaminimt hemorridet evidentohen të stadit të parë ose të dytë. Djeta rekomandohet të jetë e pasur me fibra(perime, fruta, krunde) dhe të shtohet uji dhe lëngjet në ushqimin e përditshëm.Hiqen nga përdorimi ushqimet që favorizojnë kapsllëkun, ushqimet pikante,ushqimet me konservantë,ushqimet e skuqura.

Rekomandohet të mënjanohet jeta sedentare dhe mbipesha.Trajtimi medikamentoz rekomandohet kur keshillat e mesiperme nuk japin rezultat.Sot shumë studime këshillojnë trajtimin e kombinuar dhe dietetik dhe medikamentoz. Medikamentet që duhen përdorur në këta pacientë përfshijnë:p omadat për përdorim local dhe në varësi të gjëndjes mund të plotësohet trajtimi dhe me preparate të tjera.

2 - Trajtimi kirurgjikal

Ky trajtim rezervohet në pacientët tek të cilët ka dështuar terapia e mësipërme dhe ankesat vazhdojnë të jenë të pranishme. Fatkeqësisht shumica e pacientëve paraqiten vonë tek mjeku specialist. Teknikat kirurgjikale fatmirësisht janë të mundshme të zbatohen sot dhe tek në Shqipëri.

Për rastet kur përgjegjës është një nodus hemorroidal Iivetëm për hemorragjinë rekomandohen tre teknika. Të cilat duhet të realizohen vetëm nga mjek kirurg ekspert koloproctolog.

 • Skleroterapia
 • Ligatura elastike
 • Trajtimi me teknikën e fotokoagulacionit

Secila nga këto teknika i përshtatet gjëndjes së pacientit dhe specifikës së patologjisë. Të treja këto teknika kanë përkrahës të shumtë në literaturë.

Për rastet e hemorrodeve të stadeve të avancuara rekomandohen teknikat e mëposhtme:

 • White-Head-hemorroidektomia e mbyllur
 • Milligan-Morgan-hemorroidektomia e hapur(konsiderohet si golden standart)
 • Longo-hemorroidektomia e mbyllur me ndihmën e staplerit(suturatriçe mekanike)
 • T H D-lidhja e arterieve hemorroidale me ndihmën e një indikatori
 • Trajtimi me laser

Secila nga këto teknika përcaktohet nga mjeku kirurg në komunikim me pacientin.

Një periudhë shumë e rëndësishme për pacientët që operohen për këtë patologji është dhe periudha postoperatore. Cilësohet si periudha që kërkon më shumë kujdes dhe vëmendje për suksesin e operacionit. Pacienti duhet të jetë nën vëmendjen e mjekut ekspert koloproctolog dhe për cdo problem duhet të komunikojë me mjekun.