Çfarë është kisti pilonidal

Kisti pilonidal (fistula coxigeale ose sinus pilonidalis) është një patologji beninje që lokalizohet në regjionin e kërbishtes nën lëkurë(regjioni sachrocoxigeal) dhe nuk ka komunikim me kanalin anal.Haset më tepër në moshat e reja.Subjektet e prekura nga kjo sëmundje janë më shpesh brun,me lëkurë të yndyrshme dhe me shumë qime në lëkurë.Quhet kist pilonidal nga prania e qimeve brenda tij në pjesën më të madhe të rasteve.Shënjat e para evidentohen në moshën e pubertetit(13-16 vjec), pikërisht momenti i zhvillimit të qimeve.

Shkaqet e patologjisë?

Dy janë hipotezat që shpjegojnë shkakun e patologjisë:
 -Teoria congenitale(e bashkëlindur)
 -Teoria e patologjisë së fituar.Sipas kësaj teorie kisti infektohet nga trauma lokalisht ose nga qimet të cilat shërbejnë si trup i huaj i infektuar.

Fazat klinike të kistit pilonidal:

 -Kisti i painfektuar.Paraqitet në formën e një fryrje të vogël nën lëkurë,të padhimbshme,pa ndryshime të dukshme në sipërfaqe
 -Abcesi akut.Paraqitet në formën e një zone të enjtur,të skuqur,të dhimbshme e shoqëruar me temperaturë,djersitje të shtuar dhe vështirësi në lëvizje.Kjo situatë mund të jetë shfaqja e parë klinike ose ndërlikim i fazës kronike të patologjisë
 -Faza kronike.Paraqitet në formën e një inflamacioni kronik nën lëkurë nga i cili sekretohet qelb,gjak dhe qime nga një ose disa brima të vendosura në sipërfaqe të saj. Ajo pason pothuajse gjithmon fazën akute.

Trajtimi kirurgjikal

Trajtimi kirurgjikal në fazën akute konsiston në hapjen(drenimin)e abcesit dhe nxjerjen jashtë të qelbit.

Faza kronike trajtohet duke hequr(ekscizuar)të gjithë elementët e sinusit pilonidal deri në kufij të shëndoshë.Pjesa e hequr duhet cuar për biopsi kur ka dyshime.Operacioni mund të realizohet në varësi të stadit të zhvillimit të patologjisë me anestezi spinale,endotrakeale ose lokale.

Teknikat kirurgjikale klasifikohen në dy grupe:
 -Teknika e hapur(kur plaga lihet e hapur dhe mbyllet në një etapë të dytë)
 -Teknika e mbyllur(kur plaga qepet gjatë opeacionit)
Teknikat e mbyllura janë disa.E rëndësishme është që teknika ti përshtatet stadit të patologjisë, të realizohet saktë dhe javën e parë pacienti të jetë nën mbikqyrje mjekësore.